Gerasimov: NATO-ja po grumbullon armatim ofensiv në kufirin rus

Bota April 26, 2017 - 15:15

NATO-ja po deponon armatim ofensiv dhe po e përforcon infrastrukturën ushtarake përgjatë kufirit me Rusinë, deklaroi sot shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë ruse, Valerij Gerasimov.

“Armatimi ofensiv po grumbullohet përgjatë tërë linjës kufitare me Rusinë. Po e prëforcojnë kapacitetin e aeroporteve dhe porteve”, tha ai në konferencën e gjashtë të Moskës për siguri ndërkombëtare”, transmetoi TASS.

Gerasimov theksoi se NATO po vendosë edhe qendra për deponim të inventarit, që, siç theksoi, Aleancës do t’i mundësojë më shpejtë t’i përforcojë grupacionet e veta përm,es sistemimit të forcave për përgjigje në rajon.

Shefi i Shtatmadhorisë ruse, gjithashtu, theksoi se Rusia nuk planifikon ta ulë vëllimin e bashkëpunimit me Evropën për çështje të sigurisë, edhe krahas rrethimit global.

Njëkohësisht, ai paralajmëroi se vendet perëndimore e ashpërsojnë luftën informative kundër Rusisë në tentim që ta zvogëlojnë rolin e saj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Vendet perëndimore e ashpërsojnë luftën propaganduese kundër Rusisë. Nëse i shikoni raportet e mediumeve evropiane dhe amerikane, fitohet prështypja se praktikisht të gjitha ngjarjet negative që ndodhin në botë janë vepër ose e shërbimeve sekrete ruse ose e hakerëve rusë”, konkludoi Gerasimov.