Edhe Sarkozy mbështet Macronin

Bota April 26, 2017 - 14:39

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy tha sot se do të votojë për kandidatin e pavarur të qendrës për president të Francës, Emanuel Macron, i cili në raundin e dytë dhe vendimtar të votimit më 7 maj do të jetë në garë me lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Sarkozy në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se vendimi për të mbështetur macron e ka marrë  sepse alternativë është – Marine Le Pen, lidere e partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar, por vuri në dukje se vota e tij Macron nuk do të thotë se ai e mbështet programin e tij , raporton Reuters, përcjellë Klan Kosova.