Presidenti i Francës – ministrave: Sigurohuni që Le Pen të humbë keq në zgjedhje

Bota April 26, 2017 - 14:18

Presidenti i Francës, Francois Hollande u ka thënë sot ministrave që të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen të pësojë humbje të madhe në balotazhin e 7 majit në zgjedhjet presidenciale.

Hollandë ka kërkuar angazhim maksimal për mbështetje ndaj kandidatit të pavarur të qendrës, Emmanuel Macron. 

Kreu i shtetit francez, ka kërkuar që ministrat të angazhohen në fushatën e Macronit.

Kjo kërkesë vjen në saje të qëndrimeve goxha ekstrem të Marine Le Pen në veçanti sa i përket qëndrimit të Francës Bashkimin Evropian si dhe emigrantëve. /Lajmi.net/