Zbarkojnë në Estoni avionët luftarakë të SHBA-së, për ta frenuar Rusinë (Foto)

Bota April 25, 2017 - 18:17

Dy nga aeroplanët luftarakë më të ri dhe më të avancuar të Forcës Ajrore të SHBA-së kanë zbarkuar sot në shtetin baltik të Estonisë për herë të parë, një gjest simbolik ky që ka për qëllim forcimin e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për t’i mbrojtur aleatët e NATO-s në kufi me Rusinë.

Vizita e aeroplanëve luftarakë “F-35”, të cilët fluturuan nga Britania dhe i kaluan disa orë në Estoni, është pjesë e një trajnimi pilot të aeroplanëve luftarakë të SHBA-së nëpër Evropë, teksa aleanca e NATO-s po kërkon që ta frenojë Moskën nga çfarëdo inkursioni i mundshëm në vendet baltike, transmeton Express.

Por, Rusia e mohon se ka qëllime të tilla.

“Ky është një mesazh i qartë,” ka thënë ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Margus Tsahkna.

Image

Image

Image

Image