Nikoliq: Në BE po, por pa kushtin për njohjen e Kosovës

Bota April 25, 2017 - 13:50

Presidenti serb Tomislav Nikoliq është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë Sven Mikser të cilit i tha  se anëtarësimi i vendit të tij në BE është një shtysë shtesë për progresin e Serbisë, por vetëm me kusht që të mos i vendoset kërkesa për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Gjatë këtij takimi, kreu i shtetit serb ka përmendur edhe deklaratat e liderëve shqiptaë për mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Poashtu, Nikoliq i uroi Estonisë presidencë të suksesshme të Bashkimin Evropian, e cila e merr kryesimin më 1 korrik, dhe shprehu shpresën se ky vend  do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE, njofton zyra për media e presidentit serb, raporton Tanjug.