Spanjë: Arrestohen 8 militantë islamikë

Bota April 25, 2017 - 11:45

Policia spanjolle i ka arrestuar tetë persona në qytetin verilindor të Spanjës, Barcelonë, si dhe i ka bastisur 12 prona në një operacion të gjerë kundër militantëve islamikë, njofton policia.

Të gjithë të arrestuarit janë marokenë të moshës mes 21 dhe 39 vjeçe, njofton policia, përcjell Express.

Hetimi dhe operacioni u kryen në bashkëpunim mes policisë belge dhe asaj spanjolle.