Koreja Jugore thotë se Ushtria e Koresë Veriore po kryen ushtrime me municion të gjallë

Bota April 25, 2017 - 10:39

Koreja Jugore ka konfirmuar sot se Ushtria e Koresë Veriore është duke kryer ushtrime të jashtëzakonshme me municion të gjallë në zonat përreth qytetit Wonsan.

Zyra e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë Jugore ka thënë në një komunikatë se ushtrimet e Ushtrisë së Koresë Veriore ka filluar sot ushtrime me municion të gjallë, transmeton Express.

“Ushtria jonë është duke i monitoruar nga afër lëvizjet e ushtrisë së Veriut”, ka thënë kjo zyre.