Administrata Trump vendos sanksione të reja ndaj Sirisë

Bota April 24, 2017 - 17:44

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Administrata Trump do të vendosë sot sanksione të reja kundër Sirisë, si pjesë e luftës së tij të vazhdueshme kundër Qeverisë së Sirisë dhe atyre që e përkrahin atë.

Dy zyrtarët amerikanë thanë se sanksionet janë pjesë e një përpjekjeje më të madhe për ta ndërprerë financimin dhe përkrahjen për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad dhe qeverinë e tij në luftën civile që tashmë është shkallëzuar në vend, transmeton Express.

Dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti për shkak se nuk kanë qenë të autorizuar që të diskutojnë këtë çështje në publik, raporton AP