Presidenti i Francës u bën thirrje votuesve: Votojeni Macronin, Le Pen do të na e shkatërronte lirinë

Bota April 24, 2017 - 16:33

Presidenti i Francës, Francois Hollande, u ka bërë thirrje francezëve që të votojnë për kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron, në balotazhin e 7 majit.

Macron e siguroi balotazhin pas fitores në rundin e parë të zgjedhjeve në Francë që u mbajt dje, tgransmeton Express.

Hollande, i cili nuk garoi edhe për një mandat tjetër në këto zgjedhje, ka thënë se platforma e lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, do ta shkatërronte ekonominë, si dhe do ta kërcënonte lirinë e Francës.

Le Pen doli e dyta në rundin e parë të zgjedhjeve dhe do të garojë kundër Macron më 7 maj.