Le Pen po prinë, premtoi se do ta tërheq njohjen e Kosovës

Bota April 23, 2017 - 21:45

Kandidatja nga ekstremi i djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, e cila po prinë në zgjedhjet që po mbahen në Francë kishte deklaruar në një intervistë se nëse fiton në zgjedhjet e prillit, do ta iniciojë anulimin e njohjes së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Ajo e ka quajtur Kosovën si vend të “vend të shenjtë serb dhe të krishterë”, ndërsa ka shtuar se serbëve u është bërë padrejtësi e madhe që ajo do të synojë ta “korrigjojë” nëse udhëheq me Francën!