Rezultatet e para nga Franca: Macron dhe Le Pen në balotazh

Bota April 23, 2017 - 20:11

Është publikuar parashikimi i parë zyrtar për rezultatin e rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt sot në Francë: Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të përballen mes vete në balotazh.

Centristi i pavarur, Emmanuel Macron, llogaritet t'i ketë marrë 23.7 për qind të votave në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, ekstremistja djathtiste Marine Le Pen, nga Fronti Kombëtar, besohet të ketë siguruar 21.7 për qind të votave.

Megjithatë, ky nuk është rezultati zyrtar përfundimtar dhe shifrat mund të ndryshojnë në fund.