Fitorja e Le Pen, katastrofale për Francën, BE-në dhe miqët e saj!

Bota April 23, 2017 - 14:40

 

Në zgjedhjet presidenciale në Francë, deri në orën 12. Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 28.54 për qind.

Por nga gjithë gjashtë palët e mundshme, sipas ekspertëve britanikë, një do të ishte katastrofike për Francën dhe Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.

Është balotazhi i paraparë, në mes Marine Le Pen dhe Jean- Luc Melenchon, të cilët që të dy po cilësohen armiqësor ndaj BE-së.

Këta të dy sipas ekspertëve edhe nëse do të kishin sukses me presidencën, do të mund t’i thonin fund Euros, dhe Bashkimit Europian.

Sa i përket BE-së, britanikët e shohin veten me fat, pasi partnerët e tyre evropianë kanë marrë vendimin britanik të largohen me aq qetësi, por nëse Franca do të largohet, është e vështirë të shihet se si mund të mbijetojë.

Ekspertët duke parë një qëndrim të tillë, shpresojnë se kur populli francez të rrokullis zaren, ata të dalin me një nga pesë numrat e tjerë.

Kjo pasi nëse Le Pen apo Melenchon që të dy kundër BE-së, kalojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve, sondazhet e opinionit tregojnë se francezët do të humbnin një nga rivalët e tyre pro-Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.