Zgjedhjet në Francë: Pjesëmarrja deri në mesditë, 28.54 %

Bota April 23, 2017 - 13:34

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, është duke u zhvilluar.

Ndërkaq deri në mesditë, sipas raportimeve të ministrisë franceze, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 28.54 për qind, njofton Klan Kosova.

Ky rezultat llogaritet të jetë pjesëmarrje më e lartë se e zgjedhjeve të vitit 2012 ku pjesë e tyre ishin 28.29 për qind votues.