Opozita turke e dërgon në Gjykatë kërkesën për anulimin e referendumit

Bota April 21, 2017 - 17:11

Partia më e madhe opozitare në Turqi, ka vendosur që kërkesën për anulimin e referendumit ta paraes në Gjykatën më të lartë Administrative në vend.

Një kërkesë të tillë ditë më parë e kishte refuzuar Komisioni i Zgjedhjeve në Turqi, transmeton lajmi.net

Zëvendëskryetari i partisë popullore Republikane, Bulent Tezkan ka thënë se një kërkesë e tillë zyrtare do të dërgohet edhe në gjykatë, pasi ai është shprehur i bindur se referendumi ishte manipuluar.

Këto ankesa nga opozita turke kanë ardhur që nga mbyllja e procesit, sidomos duke theksuar fletëvotimet pa vula që janë në kundërshtim me ligjet e Turqisë.

Edhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë shprehur dilemat e tyre për rrjedhën e procesit.