Një pjesë e opozitës në Mal të Zi paralajmëroi protesta kundër NATO-s

Bota April 21, 2017 - 11:28

Podgoricë - Një pjesë e opozitës në Mal të Zi do të organizojë një protestë javën e ardhshme kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, në prag të vendimit të Kuvendit që do të konfirmojë protokollin e anëtarësimit.

Protesta në prag të fazës përfundimtare të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO ka paralajmëruar Fronti Demokratik (FD), i cili kërkon referendum për këtë çështje, raporton agjencia Beta.

Kësaj aleance të opozitës, udhëheqësit e së cilës janë akuzuar për përpjekje të dyshuar terroriste gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, sipas njoftimeve të mëparshme nuk do t’i bashkohen partitë e tjera të opozitës.

Një zyrtar i Frontit, Slaven Radunoviq, në një deklaratë për televizionin Vijesti njoftoi protesta gjatë gjithë javës së ardhshme në Podgoricë dhe finalen më 28 prill në Cetinje, kur është caktuar seanca e Kuvendi, ku ligjvënësit do të konfirmojnë Protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Frontit do t’i bashkohen në protestë organizatat anti NATO të cilat në dhjetë ditët e fundit kanë organizuara dy protesta kundër anëtarësimit me pjesëmarrje të rreth 100 njerëzve.

Kushtetuta e Malit të Zi nuk e obligon qeverinë që të thërrasë një referendum mbi anëtarësimin në NATO, ndërsa hulumtimi më herët ka treguar për ndarje të shoqërisë në këtë çështje.

Protokolli për anëtarësimin e Malit të Zi është ratifikuar deri tani nga 26 prej 28 vendeve anëtare të NATO-s dhe ka mbetur që të ratifikohet edhe nga Spanja dhe Holanda.

Pas përfundimit të procedurave të ratifikimit të shtetet snëtare, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do t’i dërgojë një ftesë zyrtare Mali i Zi për anëtarësim në NATO.

Mali i Zi pritet të zyrtarisht të bëhet anëtar i Aleancës në samitin e NATO-s në fund të majit në Bruksel. /GazetaExpress/.