Erdogani shpreson që referendumi t’i sjellë të mira Turqisë

Bota April 16, 2017 - 21:50

Në një paraqitje para medieve, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka falënderuar popullin turk për siç ka thënë “maturinë e treguar” gjatë votimit në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi.

“Shpresoj se ky votim do të na sjell të mira. Populli, rreth 25 milionë votues kanë votuar për ‘Po’, numër ky për 1,5 milionë më shumë se të tjerët”.

“Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar. Kjo do të jetë reforma më e madhe në histori”, ka thënë Erdogan, përcjell Telegrafi.

“Shpresoj se këto rezultate do të na sjellin të mira dhe do të na sjellin vëllazëri dhe bashkim të gjithëve. Falënderoj të gjithë ata që kanë votuar që shteti turk të bëhet shtet presidencial. Tash e tutje më nuk ka përzierje mes të kompetencave të presidentit qeverisë dhe drejtësisë. Falënderoj edhe diasporën përkundër presioneve që ka përjetuar për të votuar të kundërtën”, ka shtuar Edrogan.

“Tani kemi shumë punë përpara dhe do t’ia nisim nga nesër. Pres që nga opozita të pranoj rezultatet e dala prej popullit”, ka thënë ndër tjerash Erdogan. /Telegrafi/