Erdogan shpall fitoren në referendum - opozita ankohet për manipulime

Bota April 16, 2017 - 20:02

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren në referendumin e zhvilluar të dielën në vend, për ndryshime kushtetuese, të cilat do t'i zgjerojnë kompetencat e tij.

Turqit kanë aprovuar ndryshimin më radikal të kushteteutës së vendit, që prej themelimit të republikës së tyre 93 vjet më parë, shkruan Gazeta Express.

Sipas 98 për qind të votave të numëruara, 51.3 për qind e turqve i kanë thënë 'Po' ndryshimeve kushtetuese, të cilat do t'i japin Erdoganit kompetenca më të gjera si president, dhe të cilat do ta heqin postin e kryeministrit.

Teksa Erdogan ka shpallur fitoren e kampit 'Po', partitë opozitare janë ankuar për manipulime dhe kanë kontestuar rezultatin, duke thënë se 2.5 milionë vota janë "problematike".