Tri qytetet më të mëdha turke refuzojnë Erdoganin

Bota April 16, 2017 - 18:55

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka marrë një goditje të fuqishme në referendumin e zhvilluar sot në vend, për ndryshime kushtetuese, që do t'i jepnin atij kompetenca të gjera.

Erdogan, i cili nga Perëndimi po kritikohet se po e çon Turqinë drejt diktaturës, nuk ka marrë mbështetje për reformën kushtetuese në tri qytetet më të mëdha turke, shkruan Gazeta Express.

Kryeqyteti Ankaraja, Stambolli dhe Izmiri kanë refuzuar ndryshimet kushtetuese, duke i dhënë një goditje ish-kryeministrit të Turqisë.

Në Stamboll, 51.07 për qind e qytetarëve kanë votuar 'Jo', në Izmir 68.59 për qind, ndërsa në kryeqendrën e vendit 50.67 për qind. 

Image