Përfundon votimi i referendumit në Turqi, a do të bëhet Erdogani një sulltan?

Bota April 16, 2017 - 18:05

Sapo ka përfunduar votimi për referendumin në Turqi ku votuesit sonte vendosin nëse do t’i rrisin kompetencat e presidentit me reformë të Kushtetutës.

Rezultati i parë pritet sonte vonë dhe parashikimet jozyrtare thonë se 63 për qind të votuesve mbështesin nismën e kryeministrit, Rexhep Tajip Erdogan.

Më shumë se 55 milionë njerëz të Turqisë patën mundësinë sot të votojnë një referendum të përgatitur dhe të paraqitur nëntë muaj pas tentativës së grusht-shtetit, transmeton lajmi.net.

Përkrahësit e ndryshimeve kushtetuese besojnë se reforma do të krijojë një Turqi të fortë dhe të qëndrueshme, por kundërshtarët mendojnë se referendumi i jep Erdoganit pushtetin autoritar duke pretenduar se dëshiron të shtyp çdo zë kritikues.

Lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu i cili refuzon ndryshimet kushtetuese në një referendum, ka thënë se njerëzit sot votuan për fatin e Turqisë dhe shpreson që rezultati të jetë i mirë dhe së bashku të kenë mundësi të diskutojnë çështjet thelbësore të Turqisë.

Ndryshimet e propozuara në Kushtetutë fuqizojnë tërësisht presidentin.

Me ndryshimin e saj presidenti i Turqisë do të ketë autoritetin që të shkarkojë ministrat, të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, të nxjerrë dekrete dhe të emërojë njerëzit në pozita kyçe.