Zëvendëspresidenti i SHBA: Lëshimi i raketës nga Korea Veriore provokim

Bota April 16, 2017 - 14:30

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence ka thënë se mbështetja për ta ndihmuar Korenë e Jugut kurrë s’ka qenë më e madhe, në mes kërcënimeve të Koresë së Veriut për avancimin e kapacitevete nukleare.

Pence dyshimtin e lëshimit të raketës nga veriorët e ka quajtur si një provokim, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Ai ka arrit këtë të diel në Korenë e Jugut, ku ka nisur një vizitë dhjetë ditore në Azi.

Atje Pence ka arrit pas parakalimit të raketave të Koresë së Veriut dhe forcave ushtarake, për t’i treguar Amerikës përparimin e tyre me armë bërthamore.

“Provokimi i Veriorëve këtë mëngjes është i fundit për t’ia kujtuar secilit rrezikun e përditshëm
që secili përballet me mbrojtjen e lirisë së njerëzve në Korenë e Jugut dhe mbrojtjen e Amerikës si pjesë e botës”, ka thënë Pence.