Jahjaga uron besimtarët katolikë për Pashkët

Bota April 16, 2017 - 13:24

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Uroj që kjo festë, t’ju gjej mes njerëzve tuaj të dashur, në paqe, harmoni e begati”, ka thënë Jahjaga përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

‘Një urim të veçantë dua ta ndaj për përfaqësuesit e misioneve diplomatike, ushtarët e KFOR-it dhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, që po e shënojnë këtë festë në vendin tonë. Gëzuar”, ka përfunduar ajo.