Katër ditë më herët Trump bëri një paralajmërim të frikshëm për Korenë Veriore

Bota April 15, 2017 - 16:07

Marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut duket se morën një kthesë për të keq këtë javë përderisa Trump iu kthye Twitter-it për të thënë se SHBA do të “zgjidhë problemin” me Korenë e Veriut.

Në një postim në Twitter më 11 prill, Trump shprehi gatishmërinë e tij për të punuar me Kinën për të “zgjidhur problemin” me Korenë e Veriut.

Trump shpreson se Kina do të luajë një rol de-eskalues në zhvillimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut dhe mund të përdorë një marrëveshje tregtare për të siguruar mbështetjen e Kinës, transmeton Gazeta Express.

Në postimin e 11 prillit në Twitter, Trump shkroi: “Koreja e Veriut po kërkon probleme. Nëse Kina vendosë të ndihmojë, do të ishte e mrekullueshme. Nëse jo, do ta zgjidhim problemin pa ta! SH.B.A”.

North Korea is looking for trouble. If China decides to help, that would be great. If not, we will solve the problem without them! U.S.A.

Pas sulmeve ajrore ndaj Sirisë, është përhapur frika në Kore të Jugut se SHBA është duke u përgatitur për një aksion ushtarak në Veri.