Ministri i Jashtëm i Gjermanisë me mesazh për situatën në Maqedoni

Bota March 29, 2017 - 14:42

“Niveli i pasigurisë, të cilin për momentin e kemi dhe gjatë së cilit zgjohen emocionet e vjetra, është rrezik i madh. Për atë duam që të angazhohemi, në tërë Ballkanin perëndimor, veçmas në lidhje me situatën politike në (IRJ) Maqedonisë, të kihet kujdes për vendosjen e paqes dhe bashkëjetesës demokratike”, porositi ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel, pas takimit të sotëm në Berlin me kolegun e tij nga Spanja, Alfonso Dastis.

Qëllimi i tyre kryesor ishte diskutimi i dy shefave të diplomacisë për “Brexit”, por Gabriel ka diskutuar edhe për situatën në Maqedoni dhe tha se sa më shpejtë duhet të formohet Qeveria, shkruan Portalb.mk.

“Për ne, gjithashtu, është shqetësim i përbashkët për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, para se gjithash të (IRJ) Maqedonisë. Vlerësoj se është e nevojshme që edhe njëherë të kërkohet që presidenti dhe partitë parlamentare në Maqedoni të mundësojnë formimin e Qeverisë dhe t’i japin fund bllokadës. Ekziston shumicë parlamentare në Kuvend e cila është formuar pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve”, tha Gabriel.