Dy ekspertë të OKB-së u gjetën të vdekur

Bota March 29, 2017 - 11:12
Dy ekspertë të OKB-së të cilët ishin zhdukur në Republikën Demokratike të Kongos janë gjetur të vdekur.

Një zëdhënës i Qeverisë ka thënë se trupat e Michael Sharp dhe Zaida Catalan u zbuluan në rajonin qendror Kasai.

Ata u rrëmbyen dy javë më parë, pasi kishin shkuar në Kasai për të hetuar raportet e abuzimeve.

Rreth 40 policë janë gjetur me koka të prera në rajonin e njejtë gjatë fundjavës.

Në një deklaratë nga selia e OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se Sharp dhe Catalan “humbën jetën e tyre duke kërkuar të kuptojnë shkaqet e konfliktit dhe pasigurisë ” në Kongo.

“Kombet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë të mundshme për të siguruar që drejtësia do të vihet në vend”, shtoi ai.