Senati amerikan përkrah anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Bota March 29, 2017 - 09:37

Të martën, Senati Amerikan e mbështeti zgjerimin e NATO-s, në lejimin e Malit të Zi që t’i bashkohet kësaj aleance, duke shpresuar që të përçojë mesazh që SHBA-të do të luftojnë me përpjekjet e Rusisë që ta rrisë ndikimin në Europë.

Votat ishin 97-2 në favor të akcesit të Malit të Zi në NATO, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm se a do ta depozitonte formalisht presidenti Donald Trump instrumentin e ratifikimit, që  është hapi i fundit i procesit ratifikues amerikan ballkanas në NATO, ndonëse Trump e kishte kritikuar aleancën gjatë fushatës së tij për president, vitin e kaluar.