May nënshkruan letrën për daljen e Britanisë nga BE-ja

Bota March 29, 2017 - 09:20
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka nënshkruar letrën që zyrtarisht nis daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Zyra e May ka publikuar një fotografi të kryeministres duke nënshkruar dokumentin historik, i cili pritet t’i dërgohet sot presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tim Barrrow, ambasadori britanik në BE, do t’ia dorëzojë letrën personalisht Tuskut më vonë gjatë ditës së sotme, përmes së cilës, Britania thirret në Artikullin e 50-të të Traktatit të Lisbonës, për të nisur procedurën e daljes nga BE-ja. Ky proces do të zgjasë dy vjet.

Nënshkrimi i këtij dokumenti vjen nëntë muaj pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga BE-ja.

Zyra e May ka thënë përmes një deklarate për media, ka njoftuar se pas kryesimit të kabinetit në mëngjesin e sotëm, kryeministrja do t’i adresohet Parlamentit britanik dhe do t’ju tregojë ligjvënësve se ajo dëshiron të përfaqësojë “çdo person në Britani të Madhe”, duke përfshirë shtetasit e BE-së në negociatat e Brexit.

“Kjo është vendosmëria ime që të arrijë marrëveshjen e duhur për çdo person në këtë vend”, citohet të ketë thënë May.

Britania iu bashkua Bashkimit Evropian më 1973 dhe është vendi i parë që thirret në Artikullin e 50-të.