Kandidati pro-europian fiton zgjedhjet në Bullgari, thonë sondazhet

Bota March 26, 2017 - 23:53

Sondazhet e para sugjerojnë se ish-kryeministri Boyko Borisov nga partia e djathtë ‘Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë’, ka fituar zgjedhjet në vend.

Rezultatet zyrtare pritet të publikohen të hënën por lideri i Partisë Socialiste Kornelia Ninova tashmë ka pranuar humbjen.

Zgjedhjet e kësaj të diele janë të tretat në 4 vjet.

57 vjeçari Borisov, dha dorëheqje si Kryeministër pasi partia e tij në nëntorin e vitit të kaluar humbi zgjedhjet presidenciale.