Pas protestës kundër Medvedev, arrestohet lideri opozitar në Rusi

Bota March 26, 2017 - 22:48

Lideri kryesor opozitar në Rusi, Alexei Navalny është arrestuar gjatë protestës kundër korrupsionit që ishte organizuar nga vet ai, këtë të diel në kryeqytetin Moskën.

Mijëra veta ishin bashkuar këtij tubimi mbarëkombëtar, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Dimitry Medvedev pas dyshimeve për korrupsion, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Mbi 500 protestues të tjerë janë ndaluar si në kryeqytet por edhe në tërë vendin.

Shumica e marsheve të mbajtura janë konsideruar si të paligjshme pasi, ato janë mbajtur pa marrë leje zyrtare.

Protestuesit janë parë derisa mbanin pankarta në duar me thirrjet: “Poshtë Putin”, “Rusia pa Putinin” dhe “Putini është hajn”.

Kurse Navalny është ndaluar me të arritur në qendër të Moskës kur iu bashkua turmës. Protestuesit kanë provuar që t’i ndalin kombit e policisë që të mos e arrestojnë atë.