Ky është lider i 'Al Qaeda', që u vra nga ushtria amerikane (Foto)

Bota March 26, 2017 - 18:10

Janë publikuar pamje të liderit të grupit terrorist “al Qaeda”, Qari Yasin, i cili u vra nga ushtria amerikane në një sulm ajror.

Pentagoni njoftoi mbrëmë se ai u vra në një sulm ajror amerikan gjatë kësaj jave. Ai mbahej përgjegjës për vdekjen e dy ushtarëve amerikanë dhe akuzohej për përfshirje në një sulm vdekjeprurës ndaj një autobusi të ekipit të kriketit të Sri Lankës në vitin 2009, transmeton Express.

Sulmi ajror u krye më 19 mars në provincën Paktika dhe vrau Qari Yasin, liderin shumë të njohur terrorist të al Qaeda, i cili kishte lidhje me Tehreek-e-Taliban, ka thënë Pentagoni në një komunikatë.

“Vdekja e Qari Yasin është dëshmi se terroristët të cilët e diskreditojnë islamin dhe me qëllim i sulmojnë njerëzit e pafajshëm, nuk do t’i ikin drejtësisë,” ka thënë Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis.

Image