Tronditet Sllovakia: Vdes në rrethana misterioze politikani Gaulieder

Bota March 26, 2017 - 13:04

Ish-politikani kontrovers sllovak, Frantisek Gaulieder vdiq dje në rrethana misterioze, njoftoi media lokale.

Politikani u shtyp nga një tren duke e çuar median të spekulonte se ai mund të jetë vrarë apo vetëvrarë.

Gaulieder ishte figurë kryesore në një skandal politik në Sllovaki, ku ish-kryeministri Vladimir Meciar dhe shërbimet sekrete u përfshinë në rrëmbimin e djalit të ish-presidentit Michal Kovac, në vitin 1995.

Ai ka marrë kërcënime të përsëritura me vdekje gjatë këtyre 20 viteve.

Çështja e sipërcituar nuk u zbardh kurrë, pasi një amnesti e mbylli atë.

Parlamenti sllovak pritet ta heqë amnistinë këtë javë, ndërkohë që policia refuzoi të jepte hollësi për ngjarjen.