Shpërthim në Britani: 34 të lënduar

Bota March 26, 2017 - 12:20

Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi, nga shembja e ndërtesave në Britani, kanë mbetur të plagosur 34 persona.

2 prej tyre raportohet se janë ende në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se qindra banorë shtëpish janë evakuar dhe janë zhvendosur në kishën më të afërt të hapësirës.

Ngjarja ka ndodhur në Merseyside teksa shërbimet emergjente u njoftuan nga banorët për shpërthimin  rreth orës 21, përcjellë Klan Kosova.