Sulm në Lille të Francës: Shumë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Bota March 24, 2017 - 23:16

Të shtëna armësh në pjesën veriore të qytetit francez Lille, ka lënë shumë persona të plagosur, raporton Daily Mail.

Ende nuk dihet se kush ka qëlluar me armë, por mediat franceze raportojnë se një 14-vjeçar është qëlluar në këmbë derisa dy tjerë janë plagosur, transmeton Telegrafi.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të metrosë Porte d’Arras, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë.