Njihuni me heronjtë e Londrës (Foto)

Bota March 23, 2017 - 14:29

Sulmit në Londër edhe pse goditi një nga zemrat e civilizimit botëror, i kujtoi edhe njëherë botës kush janë heronjtë  e vërtetë: Shërbimet emergjente dhe njerëzit e thjeshtë që nxituan të ndihmonin ata që kishin nevojë.

Në këtë gjendje kaotike me njerëz të lënduar e të mbuluar nga gjaku, trimëria e “heronjve” të qytetit  i tregoi botës rëndësinë e diçkaje që të gjithë e harrojmë shpesh: të qënit njerëzor.

Jo vetëm mjekët dhe infermieret por edhe qytetarët e thjeshtë qëndruan brenda zonës së izoluar në Westminster, duke i ardhur në ndihmë të lënduarve, të cilëve më vonë iu bashkua edhe një deputet britanik.

Fotografitë e shpërndara nëpër rrjetet sociale kanë prekur mbarë botën, shkruan “BBC”.

Pamjet tregojnë gjithashtu sesi një person i vetëm arriti të krijonte kasaphanë në zemrën të kryeqytetit britanik, duke i marrë jetën 3 personave të pafajshëm, e duke plagosur të paktën 40 të tjerë.

Në mesin e këtyre heronjve të heshtur ishte edhe deputeti Tobias Ellwood, që u përpoq deri në fund t’i shpëtonte jetën oficerit të policisë, Keith Palmer. Ellwood, i cili vëllain e tij e humbi nga dora e terroristëve në 2002 –in u kthye në hero dhe në një shëmbull të politikanit që mbi të gjitha është njeri.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image