Poroshenko akuzon Rusinë për vrasjen e politikanit rus në Kiev

Bota March 23, 2017 - 14:25

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vrasja e një ish-ligjvënësi rus në Kiev është "akt i terrorizmit shtetëror" nga Rusia.

Poroshenko e bëri këtë deklaratë në Facebook dhe Twitter disa orë pasi Denis Voronenkov, u cili është zhvendosur në Ukrainë vitin e kaluar dhe ka kritikuar Qeverinë ruse, është vrarë në qendër të Kievit.

Vrasja është "një akt i terrorizmit shtetëror të Rusisë, të cilën Voronenkov është dashur ta lërë për arsye politike", tha Poroshenko.

Voronenkov, 45 vjeç, ishte deputet i Partisë Komuniste në Dumën e shtetit rus nga viti 2011 deri në shtator, 2016.

Në një intervistë për ueb-faqen ukrainase censor.net, në muajin shkurt, Voronenkov e ka krahasuar Rusinë e sotme me Gjermaninë naziste, duke thënë se Shërbimi i Sigurimit kontrollon çdo gjë në vend. /REL/