ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Bota March 23, 2017 - 13:49

I ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit në Londër, ku u vranë 5 persona dhe u plagosën 40 të tjerë.

BBC raporton se sulmuesi ishte ushtarë i ISIS, transmeton Express.

Sulmi në Londër ndodhi dje, ku u vranë pesë persona, përfshirë një polic që u ther me thikë dhe sulmuesin.

Ndërkohë, 40 të tjerë u raportua se u plagosën nga shtypja me veturë që sulmuesi e bëri në urën “Westminster” që gjendet në afërsi të ndërtesës së Parlamentit në Londër.

Image