Londinezët kanë një mesazh për terroristët (FOTO)

Bota March 23, 2017 - 12:21

Në stacionin e trenit nën tokë në Londër, qytetarët e vendit kanë shkruar në një tabelë të vendosur në stacion mesazhet e tyre ndaj terroristëve

Secili prej mesazheve të shkruara kanë edhe orën se kur janë shkruar. Dy prej mesazheve që u shkruan në tabelë janë duke qarkulluar në rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook, transmeton Gazeta Express.

“Kjo është Londra. Ju mund ta sulmoni qytetin tonë, por ju kurrë nuk do ta shkatërroni jetesën e gjeneratave tona”, shkruan një qytetarë.

“Të gjithë terroristëve ua kujtojmë me mirësjellje se, KJO ËSHTË LONDRA, dhe çka do që na bëni, ne do të pimë çaj dhe do të vazhdojmë tutje. Faleminderit”.

Image

Image