Turqia e thërret në takim urgjent ambasadorin rus, pas vrasjes së ushtarit turk

Bota March 23, 2017 - 11:16

Turqia e ka thirrur në një takim urgjent ambasadorin rus në Turqi për t’ia përcuar shqetësimin e vet pas vrasjes së një ushtari turk nga një snajper nga një pjesë siriane e kontrolluar nga kurdët, ku forcat ruse janë aktive, ka thënë sot Ministria e Jashtme e Turqisë.

Dje, ushtria turke gjuajti me armë në rajonin kufitar veriperëndimor sirian, Afrin, një zonë kjo që kontrollohet nga milicia kurde “YPG”, pasi që ushtari i saj u vra nga një snajper matanë kufirit, transmeton Express.

YPG-ja tha se forcat ruse kishin shkuar në atë zonë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Huseyin Muftuoglu, ka thënë se Turqia pret që Rusia ta respektojë ndjeshmërinë e saj, si dhe i përshkroi si të pakëndshme pamjet ushtarëve rusë dhe luftëtarët kurdë të cilat kanë qarkulluar në mediat online.