Britania e Madhe, policë të armatosur kryejnë bastisje

Bota March 23, 2017 - 10:30
Policia refuzoi të bëjë të ditur nëse bastisjet lidhen me sulmin në zemër të qendrës britanike, që ndodhi të mërkurën

Pjesëtarë të armatosur të policisë të enjten kanë kryer bastisje në pronën dhe qytetin Birmingham, pasi sulmuesi vrau katër persona para se të qëllohet për vdekje nga policia e cila siguron Parlamentin në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia refuzoi të bëjë të ditur nëse bastisjet lidhen me sulmin në zemër të qendrës britanike, që ndodhi të mërkurën.

Theresa May: Parlamenti nuk është zgjedhur rastësisht si shënjestër

Boris Johnson: Vlerat tona do të fitojnë

Megjithatë, të gjitha mediat britanike të enjten citojnë një dëshmitar anonim i cili thekson se operacioni lidhet me sulmin në të cilën u lënduan 40 persona.

Të mërkurën një njeri me thikë në SUV automjet shtypi këmbësorët në urën Westminster para se të përplaset në gardhin e ndërtesës së Parlamentit.

Më pas doli nga automjeti dhe me thikë vrau policin, para se të vritet nga ana e policëve. Sulmuesi ende nuk është identifikuar.

Mark Rowley: Autori i sulmit në Londër është frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar