Dorëzohet Erdogan

Bota March 22, 2017 - 09:57

Partia në pushtet në Turqi ka hequr dorë nga mitingjet pro-Erdogan në Gjermani deri në referendumin e 16 prillit, epilog i përkohshëm dy javë nga një krizë mes dy vendeve që rrezikon të lërë gjurmë.

“Të gjitha manifestimet e parashikuara në të ardhmen janë anuluar”, deklaroi një zëdhënës i celulës së koordinimit jashtë vendit të AKP-së, partia e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Vendimi u mor në Ankara”, thekson kjo përfaqësi e AKP-së që ndodhet në Këln, në një Gjermani që numëron diasporën më të madhe turke në botë, prej të cilëve 1,4 milionë persona të regjistruar në listat zgjedhore.

Këto njoftime u bënë disa javë pas mosmarrëveshjeve mes Turqisë dhe disa vendeve evropiane, përfshirë dhe Gjermaninë dhe pas kërcënimeve të kancelares gjermane, Angela Merkel, për të ndaluar çdo miting të zyrtarëve turq.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë, tashmë shumë të tendosura që prej verës së kaluar, janë në një krizë të thellë që prej anulimit nga autoritetet lokale të disa takimeve zgjedhore pro-Erdogannë vend