Pas skandalit, jep dorëheqje ministri francez

Bota March 21, 2017 - 18:41

Ka dhënë dorëheqje Ministri i Brendshëm i Francës shkaku i një përplasje mbi “vendet e rrejshme të punës”, që përfshinte punët që ai ua kishte dhënë bijave të tij sa ishin adoleshente.

Zotëri Bruno Le Roux tha në konferencën për shtyp se ai ia ka dërguar dorëheqjen presidentit francez Francois Hollande, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se e mori këtë vendim pasi që ndjeu se ishte përgjegjësia e tij, por e mohoi ndonjë keqbërje.

Thuhet se bijat e Le Roux paguheshin për punët që nuk i kryenin.