Tė paktėn 23 tė vrarė nga njė shpėrthim nė Bagdad
Foto: Ilustrim

Tė paktėn 23 tė vrarė nga njė shpėrthim nė Bagdad

SHPËRNDARJE

20 Mars 2017 • 19:58 •

Policia irakiane dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdad, janë vrarë të paktën 23 persona dhe plagosur 45 të tjerë.

Sulmi ka ndodhur në lagjen Amil, që gjendet në jugperëndim të kryeqytetit irakian.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin por grupi militant Shtetit Islamik, ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën në Bagdad.

Sulmi i sotëm vjen në kohën kur forcat irakiane janë duke zhvilluar luftime të ashpëra me militantët e Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit. /REL/

Komentet

comments powered by Disqus