Publikohen pamjet e sulmit të armatosur në aeroportin e Parisit (Video)

Bota March 20, 2017 - 19:18

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet në të cilat shihet kryerja e sulmit nga Ziyed Ben Belgacem.

I dyshuari është qëlluar për vdekje nga Policia franceze, pasi i njëjti ia kishte rrëmbyer armën një ushtares në aeroportin Orly në Paris, transmeton lajmi.net

Në fillim kishte dyshime nga policia se i dyshuari ishte i përfshirë në organizatat terroriste, por akuza të cilat i ka mohuar babai i Ziyed.

Ai ka thënë se djali i tij kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe marijuanës.

Ndiqeni videon me pamjet nga sulmi.