E konfirmon Comey: FBI-ja është duke i hetuar lidhjet e mundshme të Trumpit me Rusinë

Bota March 20, 2017 - 16:15

Drejtori i FBI-së, James Comey, e ka konfirmuar për herë të parë publikisht se FBI-ja është duke i hetuar ndërhyrjet e dyshuara të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, si dhe çfarëdo bashkërendimi të mundshëm mes fushatës zgjedhore të Trumpit me qeverinë e Rusisë.

“Jam autorizuar nga DOJ (Departamenti i Drejtësisë) për të konfirmuar se FBI-ja, si pjesë e misionit tanë të kundër-inteligjencës, është duke i hetuar përpjekjet e Qeverisë së Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016,” ka thënë Comey.

Kjo përfshinë edhe lidhjet e dyshuara mes anëtarëve të fushatës së Trumpit dhe agjenteve të Rusisë, ka shpjeguar ai.

Duhet cekur se FBI-ja zakonisht nuk i diskuton e madje as konfirmon ekzistencën e çfarëdo hetimi të vazhdueshëm. /Express/