Merkel thotë se Trump është i shqetësuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor

Bota March 14, 2017 - 23:02

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot e ka informuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandr Vuçiq se së bashku me Trumpin do të diskutohet për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

Sipas burimeve të ‘Blic’ të Serbisë, SHBA dhe Bashkimi Evropian dëshirojnë të përfshihen në  Rajon pasi që ndikimi i Rusisë është i madh, transmeton lajmi.net

“Merkel tha se është e shqetësuar me tensionet e vazhdueshme në Kosovë, Bosnjë dhe zhvillimet në Kroaci. Gjermania kujdeset për paqen në Ballkan dhe ka shprehur dëshirën e saj për tu angazhuar seriozisht në procesin e pajtimit. Merkel ka kërkuar që Vuçiq të jetë garantues i paqes në Ballkan”, ka thënë burimi në fjalë.

Takimi Vuçiq-Merkel u zhvillua sot, pas të cilit kancelarja gjermane tha se raportet Kosovë-Serbi janë më të mira.