Ivanov: Bashkimi Evropian haptas të dënojë ndërhyrjet në politikën e brendshme të Maqedonisë

Bota March 02, 2017 - 20:04

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanvov, sot është takuar me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, me të cilën ka biseduar për situatën aktuale politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga kabineti i Ivanovit, presidenti ka shprehur pakënaqësi për platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe ka kërkuar që BE të dënojë ndërhyrjen në politikën e brendshme të Maqedonisë.

“BE-ja nuk duhet të lejojë që kjo të vazhdojë dhe duhet përfundimisht ta identifikojë Ballkanin si një nga prioritetet e saj më të larta. BE-ja duhet të ndërmarrë hapa urgjent dhe ta forcojë procesin integrues të Maqedonisë, i cili është i pakthyeshëm”, ka deklaruar Ivanov.

Në lidhje me vendimin e fundit të tij rreth ndarjes së mandatit, Ivanov ka theksuar se në pajtim me Kushtetutën, nuk do të ndajë mandatin për atë që bisedon me platforma të shteteve tjera, me të cilat sipas tij, cënohet unitariteti i Maqedonisë./Telegrafi/