Fëmijët po rrezikojnë jetën në rrugën nga Libia për në Itali

Bota February 28, 2017 - 11:48

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se një numër i madh i fëmijëve po vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre në rrugëtimin e rrezikshëm nga Libia për në Itali.

UNICEF ka treguar se vetëm vitin e kaluar pothuajse 26 mijë fëmijë – shumica e të cilëve të pashoqëruar – kanë kaluar Mesdheun.

Poashtu në këtë raport të UNCEF-it, thuhet se shumë fëmijë kanë pasur abuzime seksuale nga vetë trafikantët.

Por ata rrallëherë e raportojnë këtë krim, pasi frikësohen se do arrestohen apo depërtohen.

Kjo agjenci gjithashtu raporton se ka mungesë të ushqimit, ujit dhe përkujdesit mjekësor në qendrat e paraburgimit në Libi.