Panik në Paris: Evakuohet qendra tregtare, gjendet eksploziv? (Foto+Video)

Bota February 22, 2017 - 19:33

Qendra tregtare Velisi 2 në Paris është evakuuar, pas informatave se mund të ketë të vendosura bomba, shkruan e përditshmja britanike Express.

Raportohet se dy persona të dyshuar janë parë duke shëtitur nëpër këtë qendër tregtare me një pako të dyshimtë dhe me tenxhere me presion, kurse sipas informacioneve jozyrtare të përditshmes britanike dyshohet se në tenxhere kishte eksploziv, transmeton Telegrafi.

Qytetarët janë evakuuar rreth orës 15:30 sipas kohës lokale, në mënyrë që policia të hetojë më mirë rastin.

Image

Të dyshuarit ishin vërejtur fal kamerave të sigurisë, kurse menjëherë në vendin e ngjarjes janë shfaqur afro 230 policë, zjarrfikës dhe njësi speciale me qen.