NYT: Trump po krijon kaos dhe po dobëson sigurinë

Bota February 19, 2017 - 10:25

Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka hapur numrin e së shtunës me një editorial kritikues ndaj presidentit Donald Trump, duke e vënë në lojë me spektaklin televiziv të menaxhuar prej tij.

“Në gjendje të dëshpëruar, presidenti Trump ka përsëritur këto ditë se është administratori i duhur, për të cilin Uashingtoni ka nevojë. Por, ajo që Amerika ka parë deri tani është një Shtëpi e Bardhë e paaftë, e drejtuar nga një “celebrity apprentice””, thotë “NYT”.

Sipas gazetës, ndryshe nga sa pretendon, Trump nuk ka trashëguar një gjendje kaotike nga Barack Obama, por një vend që është rimëkëmbur nga recesioni dhe me aleanca të fuqishme ndërkombëtare.

“Ndërsa Trump po e krijon kaosin vetë, duke dobësuar sigurinë kombëtare dhe duke vënë në rrezik edhe shërbimet bazë të qeverisë”, shton më tej “NYT”.