Hapet gropa në mes të rrugës, përpinë dy makina (Video)

Bota February 19, 2017 - 08:48

Hapja e papritur e një grope në mes të rrugës në Los Angeles ka bërë që dy makina të përfundojnë brenda saj, duke shkaktuar një të plagosur.

Gruaja nuk u nxorr dot nga mjeti deri në momentin që në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës. E lënduara është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa raportet në media tregojnë se gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë, por sidoqoftë konsiderohet jashtë rrezikut për jetën.

Vetëm pak minuta pasi në të çarën e rrugës përfundoi automjeti i parë, aty rrëshqiti dhe i dyti, një mikrobuz ku nuk kishte njeri. Dy rimorkiatore u dërguan në vendngjarje për të nxjerrë makinat e bllokuara, megjithatë operacioni u vonua për shkak se ekspertët verifikuan një herë sesa e sigurtë ishte toka rreth e qark, transmeton tch.

Falë Zotit që u mbyll me kaq dhe nuk mbeti njeri aty brenda, tha një banor i zonës. Në këtë rruge ka shumë trafik shtoi ai, jam i kënaqur që fatmirësisht, të gjithë janë mirë. Autoritetet panë se poshtë pjesës së shembur të rruges kishte ujë. Tani ata po përpiqen të gjejnë burimin e tij e të përcaktojnë nëse ka apo jo rrezik për shembje të tjera.