Xhihadisti i arrestuar i ISIS’it pranon se ka vrarë qindra njerëz dhe ka përdhunuar mbi 200 femra

Bota February 18, 2017 - 21:44

Një luftëtar i ISIS’it i arrestuar nga forcat e sigurisë ka pranuar vrasjen e qindra njerëzve dhe përdhunimin e ‘më shumë se 200 femrave’.

Militanti Amar Hussein, raportohet të ketë përshkruar rrugën nga shtëpia e tij në Irak, përdhunimin e femrave jazide dhe minoriteteve të tjera.

Ai gjithashtu ka treguar se si ka vrarë rreth 500 viktima, me heqje koke dhe pushkatim.

Pavarësisht krimeve të tij të tmerrshme, Amar duket të mos jetë penduar, duke thënë se veprimet e tij konsiderohen ‘normale’ në mesin e grupit terrorist.

21 vjeçari ka treguar se si ai dhe luftëtarët e tjerë i kanë dërguar viktimat e tyre në shkretëtirë, ku edhe i kanë vrarë.

“Shtatë, tetë ose 10 herë. 30ose 40 njerëz. I dërgonim në shkretëtirë dhe i vrisnim”, tha ai, sipas AhlulBayt News Agency .

“I ulnim në gjunjë, u mbyllnim sytë dhe i qëllonim me plumb në kokë”, vazhdon rrëfimi i tij.

Thekson se si 14 vjeçi ishte bashkuar Al-Kaidës, derisa thekson se në qelinë e tij aktualisht po lexon Kuran për siç thotë ‘të bëhet njeri më i mirë’